Turneu i Superkupës së Kosovës në basketboll do të mbahet në Prizren. Kështu ka njoftuar Federata e Basketbollit e Kosovës.
Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti, pas mbylljes së konkursit, Bordi i FBK-së ka marrë vendim për organizimin e Superkupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve në qytetin e Prizrenit, në datat 7-11 Shtator 2024.
Superkupa do të organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me KB Bashkimi.
Për pesë ditë radhazi do të jetë festë e basketbollit me tetë klubet e elitës së basketbollit të Kosovës.

Qyteti i bukur dhe historik do të jetë mikpritës i tifozëve basketbolldashës, kurse palestra “Sezai Surroi” do të jetë arena e ndeshjeve të basketbollit, ku priten shumë sfida interesante nga çerekfinalet, e deri te finalja, më 11 shtator.



