Guardiola zbulon rivalin në Ligën Premiere që i frikësohet
G

Guardiola zbulon rivalin në Ligën Premiere që i frikësohet

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka zbuluar rivalin e vetëm që do ta bëjë skuadrën e tij të dridhet gjatë sezonit 2024/25, dhe nuk është ajo që do të prisnit.

City e nisi mirë mbrojtjen e titullit të Ligës Premier fundjavën e kaluar pasi mposhti Chelsean 2-0 në “Stamford Bridge” në ndeshjen e tyre të parë të sezonit 2024/25.

Përpara sezonit, Guardiola parashikoi se cilat skuadra të Ligës Premiere ai pret të rivalizojnë Cityn pasi synojnë të zgjasin rekordin e tyre në pesë tituj të fituar radhazi.

Trajneri katalunas përmendi një ekip që ai dhe skuadra e tij kanë frikë të luajnë këtë sezon, por nuk është një ekip që mund të prisni.

“Newcastle do të kthehet sepse do ta ketë një ndeshje në javë. Ata nuk kanë konkurrencë evropiane dhe energjinë me të cilën luajnë, fizikun, vetëm me një ndeshje në javë. Kur luajmë kundër tyre, do të dridhemi”, ka thënë fillimisht Guardiola për Men in Blazers.

Dhe duket sikur vlerësimi i tij ishte i saktë pasi “Laraskat” e nisën sezonin e tyre me një fillim të mirë duke mposhtur 1-0 Southamptonin, pavarësisht se mbeti me 10 lojtarë në fillim të ndeshjes.

Por, Newcastle nuk është skuadra e vetme për të cilën Guardiola ka përmendur edhe Arsenalin, Tottenhamin e Liverpoolin.

TË FUNDIT