Edon Zhegrova shkëlqeu edhe njëherë tjetër me Lille, në fitoren 2:0 ndaj Slavia Pragës në play-offin e Ligës së Kampionëve.
Ylli kosovar shënoi golin e dytë për skuadrën franceze.
E faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve në Twitter e ka publikuar këtë gol, por me një gabim të vogël.
Ata ia ngatërruan mbiemrin Edonit, duke ia shkruar: Zhegorva.
Zhegorva 🥵@losclive | #UCL pic.twitter.com/xH93KQWZUN
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 23, 2024



