Duplantis nuk njeh limite, vendos tjetër rekord
D

Duplantis nuk njeh limite, vendos tjetër rekord

Pas medaljes së artë me rekord botëror në garën e kërcimit më shkop, dy javë më parë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, atleti suedez Armand Duplantis ka dhuruar sërish spektakël. Këtë herë në pistën e Chorzow, në Poloni.

Atleti suedez vendosi një tjetër rekord botëror në këtë disiplinë, duke kërcyer 6.26 metra dhe duke përmirësuar me një centimetër rekordin e mëparshëm (6.25 metra, vendosur në Olimpiadë). Ai e arriti këtë distancë në përpjekjen e dytë.

Kërcyesi fenomenal suedez garoi për edicionin e tretë radhazi në Memorial Skolimowska në Chorzow, pas sukseseve në vitin 2022 me 6.10m dhe në 2023 me 6.01m.

Duket se ai dhe është shumë i lidhur me Poloninë, sepse në shkurt 2020, ai arriti rekordin e tij të parë botëror, me 6.17m në takimin e Torunit.

Duplantis ka thyer 89 herë në karrierën e tij barrierën prej 6 metrash dhe është një nga sportistët më të suksesshëm në historinë e Diamond League. Një legjendë që pritet të befasojë sërish në të ardhmen.

TË FUNDIT