Pep Guardiola ka dhënë një nga përgjigjet e tij më “virale”, pas fitores së madhe të Manchester City ndaj Ipswich Town (4-1), në kuadër të javës së dytë të Premier League. Nuk është se ajo që tha ishte diçka e re, por befasuese, sepse gjëja më e lehtë do të ishte të pajtohej me gazetarin që e pyeti.
“Erling është lajm. Mendoj se është ‘hat-trick’ i 22-të i karrierës së tij, çka për një djalë 24-vjeçar është arritje e jashtëzakonshme. A është ai sulmuesi qendror më i kompletuar që keni parë në futboll?” Kjo ishte pyetja “me spec” për trajnerin spanjoll të “qytetarëve”, nga i cili me siguri gazetari priste një përgjigje pohuese. Por jo, përgjigja e Guardiolës shkoi në drejtime të tjera.
“¿Es Haaland el delantero más completo que has visto nunca?”
“El delantero más completo que he visto es Messi. Nunca vi nada igual”
Pep Guardiola.pic.twitter.com/iV4aM3TG9Z
— Lluís Bou Morera (@lluis7bou) August 24, 2024
“Qendërsulmuesi më i pabesueshëm që kam parë është Leo Messi. Nuk kam parë kurrë dikë tjetër si ai”, tha katalanasi, i cili nuk është hera e parë që deklaron se argjentinasi është më i miri.



