Verstappen reagon pas “dështimit” në garën e fundit
V

Verstappen reagon pas “dështimit” në garën e fundit

Gara e fundit e Formula 1 në Holandë ishte një zhgënjim për pilotin vendës Max Verstappen, që u “mjaftua” me vendin e dytë.

Por problem më i madh ishte se ai e mbylli garën 20 sekonda pas Lando Norris me McLaren.

Kjo diferencë kaq e madhe nuk i pëlqen Verstappen, që ka ende 70 pikë avantazh ndaj britanikut në klasifikimin e përgjithshëm.

“Unë mendoj se kjo ishte thjesht një fundjavë e keqe në përgjithësi”, u shpreh Verstappen.

“Nuk më pëlqen kjo diferencë me Norris, ndaj duhet të kuptojmë pse. Garat e fundit nuk kanë qenë fantastike. Kjo situatë është paksa alarmante, por ne e dimë se nuk duhet të kemi panik”, tha më tej tri herë kampioni i botës.

“Ne duhet të përpiqemi të përmirësojmë situatën. Dhe kjo është ajo për të cilën ne po punojmë edhe pse Formula 1 është shumë e komplikuar”, tha më tej holandezi i Red Bull Racing, që nuk fiton prej pesë garash.

Verstappen shpreson të rigjejë fitoren në pistën e Monza, ku dhe ka disa risi: “Në Monza do të ketë asfalt të ri, bordura të reja dhe gjithashtu një modifikim në kthesën e parë të dyfishtë. E dimë që kemi shumë punë për të bërë”.

TË FUNDIT