Kosova e nis shumë mirë Botërorin e kickboxit
K

Kosova e nis shumë mirë Botërorin e kickboxit

Në Budapest të Hungarisë po zhvillohet Kampionati Botëror i Kickbox-it në kategorinë e juniorëve.

Në këtë kampionat po marrin pjesë 2253 garues nga 68 shtete të botës, derisa Kosova po paraqitet me gjashtë garues. Të hënën janë zhvilluar duelet e para ku luftuan edhe tre garues nga Kosova.

Nart Mehmeti fitoi meçin e parë në ballafaqim me rivalin e tij meksikan, Gent Hyseni gjithashtu mori fitore ndaj kickobksierit italian, shkruan KP.

Kosova po merr pjesë në këtë kampionat me gjashtë garues dhe luftërat tjera do të zhvillohen sot.

I kënaqur me paraqitjen e tyre është shprehur përzgjedhësi Nasret Salihaj.

TË FUNDIT