Rrahmani e Krasniqi sonte kërkojnë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve
R

Rrahmani e Krasniqi sonte kërkojnë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve

Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi do ta kërkojnë sonte kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Ekipi i tyre i ri, Sparta Praga do të përballet me Malmon në ndeshjen e kthimit të “Play-Offit” të Championsit.

Krahas tyre, tek ekipi nga kryeqyteti çek luajnë edhe shqiptarët tjerë, Qazim Laqi, Indrit Tuci dhe Enes Osmani.

Skuadra çeke synon ta ruajë kapitalin e krijuar në ndeshjen e parë, të cilën e kishte fituar me rezultat 2:0.

Sparta do ta mirëpresë sonte ekipin suedez në Çeki në ndeshjen vendimtare për t’u bërë pjesë e skuadrave elitare të garës më të rëndësishme të futbollit evropian.

Kjo do të thoshte se 38 herë kampioni çek do ta siguronte pjesëmarrjen në Champions pas pritjes së gjatë prej 18 vjetësh.

Ndeshja mes Sparta Pragës dhe Malmos do të nisë në orën 21:00.

TË FUNDIT