Zbulohet e ardhmja e Mirlind Dakut
Z

Zbulohet e ardhmja e Mirlind Dakut

Mirlind Daku nuk do të largohet këtë sezon nga skuadra e tij, Rubin Kazan edhe pse faza e transferimeve mbetet e hapur.

Ishte vetë babai i sulmuesit që e pohoi këtë për mediat ruse, duke theksuar se për djalin e tij pati interesim nga disa klube, por jo propozime konkrete, prandaj në të ardhmen e afërt ai do të mbetet në ekipin rus.

Një lajm i mirë për tifozët dhe për trajnerin Rahimov, sepse Daku është lojtari më i mirë i skuadrës, teksa deri më tani “ylli” i sulmit ka mundur të pozicionohet i dyti në listën e golashënuesve më të mirë të kampionatit rus, me 5 gola, 2 më pak se Maksim Glushenkov i Zenit.

Rendimenti i tij deri tani është me 0.38 gola për ndeshje, ndërsa në total me skuadrën e Rubin Kazan ka shënuar plot 15 në 39 ndeshje, teksa duhet theksuar se shumë pak lojtarë në historinë e këtij klubi kanë qenë më efikasë se “bomberi” nga Gjilani, rreth 6 apo 7.

Dakut i duhen edhe vetëm 6 gola për të hyrë në 10-en e shënuesve më të mirë të klubit për të gjitha kohët, teksa pritet se ai mund ta arrijë shumë shpejt këtë gjë.

Sa i përket klubit, drejtuesit e Rubin Kazan shpresojnë që shqiptari të thyejë rekordin e transferimeve të klubit, rekord që e vendosi sulmuesi kolumbian, Salomon Rondon me 18 milionë euro kur kaloi te skuadra e Zenit në 2014.

TË FUNDIT