Lewandowski refuzon “thasët” me para
L

Lewandowski refuzon “thasët” me para

Vetëm dy vjet te Barcelona dhe ka arritur të fitojë dy trofe. “Bomberi” polak, Robert Lewandowski po kalon një moment fantastik te katalonasit dhe së fundi ka refuzuar një tjetër ofertë “arabe”, teksa nuk e mendon aspak largimin nga gjigantët spanjollë.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, sulmuesi polak ka marrë sërish një ofertë “stratosferike” nga Arabia Saudite, por sërish “veterani” polak i sulmit e ka refuzuar ofertën dhe nuk ka në plan të largohet nga “blaugranat” para përfundimit të kontratës së tij, e cila skadon më 30 qershor të vitit 2026.

TË FUNDIT