Përfundon aventura e Dritës në Evropë
P

Përfundon aventura e Dritës në Evropë

Drita ka pësuar humbje me rezultat 0-1, nga Legia e Varshavës në ndeshjen kthyese të play-offit të Ligës së Konferencës.

Drita u mposht edhe në Poloni 2-0, ku me rezultat të përgjithshëm prej 3-0, polakët kaluan tutje.

Pas dy tri gjysmërasteve nga të dyja palët, Drita iu afrua golit në minutën e 27-të, kur Besnik Krasniqit harkoi nga ndërprerja, por sulmuesi Veton Tusha, për pak nuk shënoi.

Raddy Ovouka i Dritës e pati rastin e parë në pjesën e dytë, në minutën e 50-tën, por mbrojtësi i krahut të majtë gjuajti mbi portë.

Mesfushori Ilir Mustafa e pati mundësinë më të mirë për Dritën, 15-të minuta para fundit të ndeshjes , por gjuajtja e tij me të majtën përfundoi fare pranë shtyllës pingule.

Drita në minutën e 77-të mbeti me një lojtar më pak, pasi Rron Broja u ndëshkua me karton të kuq.

Rastet e Blerim Krasniqit dhe Almir Ajzeraj nuk i dhanë epërsinë gjilanasve.

Krejt në kohën shtesë, Legia që nuk rrezikoi asnjëherë në pjesën e dytë, gjeti golin me Tomas Pekhart që shënoi për 1-0.

Drita luajti për herë të parë në fazën e play-offit të Ligës së Konferencës, por që nuk ia doli të futej në grupe.

TË FUNDIT