Besiktas e ka mposhtur Luganon me rezultat 5:1 dhe është kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.
Në këtë fitore me një asistim kontribuoi edhe Milot Rashica.
Ai është shprehur i lumtur për këtë sukses të skuadrës së tij.
“Ishte fitore shumë e rëndësishme për ne dhe futbollin e Turqisë. Luajtëm ndeshje shumë të rëndësishme, të cilën e kontrolluam. Jam i lumtur që shënuam shumë gola”, tha fillimisht Rashica pas ndeshjes.
“Ishte ballafaqim i rëndësishëm edhe për futbollin turk. Ishim më shumë energjik se në javën e kaluar. E donim fitoren dhe e shfaqëm më të mirën. Jam shumë i lumtur”, theksoi Rashica.
Ai e ka lavdëruar edhe punën e trajnerit Giovanni van Bronckhorst.
“Trajneri na ka dhuruar energji të madhe dhe më ka ndihmuar edhe mua. Unë po luajë rol dhe pozitë ndryshe këtë edicion. Dhe po kemi suksese. Trajneri dëshiron që ta nxjerrë më të mirën nga ne. Jemi në rrugën e duhur dhe dëshirojmë të vazhdojmë kështu”, u shpreh Rashica.



