E quajtën “të mbaruar”, ky është reagimi i Ronaldos
E

E quajtën “të mbaruar”, ky është reagimi i Ronaldos

Cristiano Ronaldo bashkëbisedoi “live” me mikun e tij dhe ish-shokun e skuadrës, Rio Ferdinand, përmes kanalit që ka hapur në YouTube. Gjatë fjalës, ylli portugez shpjegoi se kritikat e njerëzve nuk e ndryshojnë aq shumë, përfshirë ato që e portretizojnë si egoist.

“Thonë se Cristiano është egoist, bla, bla, bla.. A mendon se unë do të ndryshoj tani, në pothuajse të 40-at. Nëse iu pëlqej apo jo disave, ky nuk është problem për mua”.

Reflektime pati edhe për Kombëtaren portugeze. “Sa i përket kombëtares, njerëzit thanë: ‘Ka mbaruar, ai është 39 vjeç, po plaket’. Harruan se unë shënova 10 gola në kualifikueset e Evropianit të fundit”, ka shtuar ylli portugez.

TË FUNDIT