Sylvinho me mesazh për Gjasulën e Cikalleshin
S

Sylvinho me mesazh për Gjasulën e Cikalleshin

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho e ka mbajtur konferencën e parë për shtyp, para ndeshjeve të para të kuqezinjve në Ligën e Kombeve.

Në fund të konferencës për mediat, ai i ka falënderuar dy futbollistët që i dhanë lamtumirën Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi e Klaus Gjasula.

“Kam një vit e gjysmë këtu, flasim për dy lojtarë që kanë bërë historinë për Shqipërinë. E di që kanë bërë mesazhe në Instagram, kam qenë trajner i të dyve dhe dua të falënderoj Cikalleshin dhe Gjasulën. Edhe në emër të Federatës, të tregoj mirënjohjen për Sokolin dhe Klausin, dy lojarë që kanë dhënë një kontribut të madh në fushë me fanellën kuqezi, gjithmonë me përkushtim, të palodhur në çdo ndeshje. Dua t’i falënderoj për punën dhe zemrën që kanë treguar të dy në mënyrë perfekte për ne”, deklaroi Sylvinho.

TË FUNDIT