Laporta zbulon futbollistin që e “largoi” Gundoganin nga Barcelona
L

Laporta zbulon futbollistin që e “largoi” Gundoganin nga Barcelona

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka zbuluar se largimi i Ilkay Gundogan ka ardhur vetëm për arsye sportive.

Ai tha se blerja e Dani Olmo ka krijuar një problem në lidhje me rolin e mesfushorit gjerman.

Në fillimin e sezonit, 33-vjeçari u transferua te katalanasit nga Manchester City në verën e 2023-shit me kosto zero.

Megjithatë, Gundogan u kthye te Citizens pas 51 ndeshjes në të gjitha kompeticionet me spanjollët, duke koleksionuar pesë gola dhe 14 asistime.

Duke shpjeguar arsyet e largimit të Gundogan nga Barcelona, Laporta tha: “Ishte një vendim vetëm për arsye sportive. Pas nënshkrimit të Dani Olmo, roli i Ilkay nuk ishte i qartë, sepse ata mbulojnë një pozicion të ngjashëm në fushë. Ai është një njeri dhe lojtar i shkëlqyer”, ka thënë Laporta.

TË FUNDIT