Ilir Daja nis punën e re
I

Ilir Daja nis punën e re

Pas dy ditësh pushimi të dhëna për lojtarët pas fitores me Elbasanin në kampionat, Dinamo e Tiranës sot  kthehet në stërvitje. Në selinë e klubit në Arbanë do të drejtojë sot seancën e parë trajneri i ri, Ilir Daja. Ai do të ketë si ndihmës djalin e tij, Glen Daja, ashtu si te Ballkani. Në stafin teknik “blu” Daja gjen një mik të vjetër dinamovit, Ilir Bozhiqin, përgatitësin e portierëve të Dinamos dhe Kombëtares shqiptare.

Ekipi nis përgatitjet për derbin me Partizanin, i vlefshëm për javën e katërt të kampionatit. Në debutimin ndaj ish-skuadrës së tij, pasi para se të shkonte në Kosovë ka drejtuar pikërisht Partizanin, Daja nuk do të ketë të gatshëm mesfushorin Gudiabi, i skualifikuar për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e fundit.

Ndeshja luhet mesjavën e ardhshme.

TË FUNDIT