Evropiani ka kaluar, ndonëse për njërin nga lojtarët e Kombëtares shqiptare emocionet janë të veçanta.
Qazim Laçi realizoi gol në Gjermani, pikërisht në sfidën historike ndaj Kroacisë, dhe mesfushori kuqezi shpreson të vazhdojë me këtë ritëm edhe në Ligën e Kombeve.
Ai flet për ndeshjen ndaj Ukrainës, ndërsa kuqezinjtë nisen drejt Pragës, dhe padyshim që për të ndeshja është e veçantë.
Ndërkohë, Marash Kumbulla duket sikur është ringjallur, dhe ka shanse reale për të luajtur.
Mbrojtësi kuqezi aktivizohet te Espanyol në La Ligan e Spanjës, ndërsa Sylvinho mund ta llogarisë përderisa Gjimshiti e Ajeti janë të dëmtuar.



