Kosova, sonte, për “hakmarrje” ndaj Rumanisë
K

Kosova, sonte, për “hakmarrje” ndaj Rumanisë

Kosova sonte ndeshet Rumaninë, në ndeshjen e parë në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Ndeshja do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.

”Dardanët”, që nga selektori Franco Foda e deri te lojtarët, kanë bërë me dije se janë të përgatitur deri në maksimum për fitore.

Të gjitha biletat janë shitur dhe atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” pritet të jetë e jashtëzakonshme.

Kujtojmë që Rumania nuk është aspak një kundërshtar korrekt ndaj Kosovës, me tifozët e këtij vendi që vazhdimisht kanë proklamuar propagandë kundër Republikës sonë.

TË FUNDIT