Xhaka reagon ashpër pas asaj që ndodhi në ndeshjen me Danimarkën
X

Xhaka reagon ashpër pas asaj që ndodhi në ndeshjen me Danimarkën

Pas humbjes 2-0 nga Danimarka, zhgënjimi në mesin e Përfaqësuese zvicerane është i madh. U fol për vendimet e gjytarit Daniel Siebert. Ai jo vetëm që i dha kartonin e kuq Nico Elvedit pas një faulli në minutën e 50-të, por përjashtoi me dy kartonë të verdhë (të kuq) kapitenin Granit Xhaka.

Por zemërimi i zviceranëve nuk ishte drejtuar vetëm te gjyqtari. Zviceranët ngritën akuza edhe ndaj danezëve. Sidomos, situata para rezultatit 0-1 nxehu emocionet zvicerane.

“Breel është shtrirë në tokë dhe është goditur disa herë,” shpjegoi trajneri Murat Yakin. Sidoqoftë, kundërshtari thjesht e vazhdoi lojën. “Kjo nuk ishte absolutisht një lojë e ndershme nga danezët,” shtoi ai.

Granit Xhaka gjeti fjalë edhe më drastike se Yakin. “Kartoni i kuq është një skandal i madh për mua. Nuk ka nevojë për ta diskutuar atë”, shpërtheu kapiteni. “Mendoj se jam qetësuar përfundimisht në vitet e fundit. Por kur diçka është e padrejtë, emocionohem shumë”, ka vazhduar Xhaka.

“Në futboll fjala respekt është shumë e rëndësishme. Ajo që treguan danezët sot nuk ka të bëjë fare me respektin”, thotë mesfushori i Leverkusenit. “Është turp që duhet të diskutojmë për respektin në vitin 2024”, shton Xhaka i tërbuar.

TË FUNDIT