Rrahmani: Ndaj Qipros vlen vetëm fitorja
R

Rrahmani: Ndaj Qipros vlen vetëm fitorja

Përfaqësuesja e Kosovës e zhvillon sot në orën 18:00 ndeshjen e dytë në kuadër të edicionit të ri në Ligën e Kombeve. “Dardanët” luajnë në udhëtim te Qipro, ku kanë mbërritur ditën e djeshme.

Para kësaj ndeshjeje, krah trajnerit ka folur edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Mbrojtësi u shpreh se skuadrës së tij i vlen vetëm fitorja në këtë ndeshje. “Ndeshja me Qipron është shumë e rëndësishme për ecurinë tonë, sepse na jep shans dhe shpresa për kualifikim deri në fund. Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe vetëm fitorja na kryen punë”, ka deklaruar shkurtimisht Rrahmani.

Kosova është ndeshur dy herë në të shkuarën me Qipron dhe ka arritur t’i fitojë këto beteja.

TË FUNDIT