Zinedine Zidane ka refuzuar mundësinë tani dhe në çdo kohë në të ardhmen për të punuar në Manchester United, edhe pse ai ka tre vjet qënuk punon si trajner i futbollit.
Dhe, një problem për francezin 52-vjeçar është gjuha angleze. Ai nuk dëshiron të drejtojë një ekip në të cilin nuk do të jetë në gjendje të shprehet siç duhet dhe të shpjegojë filozofinë e futbollit.
“Unë punoj krejtësisht ndryshe dhe kam disa elementë që duhen plotësuar për të punuar në një klub. Një prej tyre është njohja e mirë e gjuhës,” thotë Zidane.

“A do të punoja në Manchester United? Unë e kuptoj anglishten, por nuk e flas mjaft rrjedhshëm. E di që ka trajnerë që shkojnë në klube ku nuk e dinë gjuhën, por unë punoj në një mënyrë tjetër”, ka shtuar legjenda e futbollit francez.



