O’Neal zgjedh basketbollistin më të dobët të të gjitha kohëve
O

O’Neal zgjedh basketbollistin më të dobët të të gjitha kohëve

Ish-basketbollisti i NBA-së, Shaquille O’Neal, ka qenë i ftuar në një program televiziv, ku ka bërë një deklaratë të bujshme.
Ai ka cilësuar basketbollistin Rudy Gobert si lojtarin më të keq të të gjitha kohërave.

I pyetur se cili ka qenë lojtari më i keq, ai i është përgjigjur prerazi: “Nëse firmos një kontratë prej 250 milionë dollarësh duhet të më tregosh se je një lojtar që e meriton atë shumë”, tha O’Neal.

“Ka njerëz si ai, Gobert, që përpiqen të përfitojnë nga sistemi, duke përfituar gjithë ato para dhe nuk dinë të luajnë. Ndaj, këta tipa nuk i respektoj”, tha O’Neil.

Më tej, gjiganti amerikan shtoi: “Sa herë që bëj këto komente njeëzit mendojnë se unë e urrej  atë, por janë thjesht faktet ato që më detyrojnë të bëj këto deklarata”.

TË FUNDIT