Në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve të Shqipërisë kundër Gjeorgjisë së Kvicha Kvaratskhelia, Kristjan Asllani foli në konferencën për shtyp dhe e prezantoi kështu kundërshtarin e mbrëmjes.
“Gjeorgjia është një ekip i madh dhe po rritet. Ne u përgatitëm mirë, duhet të harrojmë ndeshjen kundër Ukrainës dhe të shohim përpara. Objektivi ynë është të mbledhim sa më shumë pikë. Kemi një grup të fortë, e dimë se çfarë synojmë”, tha Asllani.
Por a do ta vlerësojë trajneri i Interit Simone Inzaghi pozicionin në të cilin luan Asllani në kombëtare?

“Nuk e di, mendoj se është normale që trajneri të shikojë ndeshjet e mia. Marcelo Brozovic luajti në Inter dhe unë e luajta atë rol. Por, këtu jam më i lirë. Kur luaj afër golit është më e lehtë për mua, por nuk kam shënuar shumë gola”, tha në fund ai.



