Thaqi tregon pse u largua nga Cluj
 

 Thaqi tregon pse u largua nga Cluj

Armend Thaqit duket se nuk i shkoi mirë transferimi te klubi rumun Cluj, pasi shkëputi kontratën me ta.

Lidhur me këtë, Thaqi ka treguar ndër shkaqet që buruan deri te ndërprerja e bashkëpunimit.

“Unë si 31 vjeçar normal, ndryshe një 22 vjecar të qëndrojë në bankë, apo në tribunë me këtë përvojë, po të qëndroja më gjatë do të harrohesha dhe do të vinte deri te përfundimi i karrierës”, u shpreh Thaqi në një intervistë për Klan Kosova.

Ai ishte i shumë kërkuar nga klubet kosovare, por vendosi që të kthehet te Gjilani.

“Rikthehem pas gjashtë vjetëve këtu, ka qenë një moment që kam kaluar mirë në Gjilan është ndjenjë e mirë dhe e papërshkrueshme, dihet çfarë respekti kam unë në klub në qytet nga tifozët. Mikpritje shumë e mirë dhe  ngrohët”, vazhdoi ai.

31-vjeçari ka nënshkruar kontratë të vlefshme me Skifterat deri në verën e vitit 2026.

 

TË FUNDIT