Rubin Kazan cakton çmimin për Dakun
R

Rubin Kazan cakton çmimin për Dakun

Mirlind Daku është padyshim një hero tek Rubini i Kazanit, veçse edhe heronjtë e kanë një çmim, dhe për sulmuesin kuqezi ka interesim.

Mediat ruse informojnë se klubi i Krasnodarit planifikon të marrë 26-vjeçarin nëse shet sulmuesin kryesor të ekipit, Joni Cordoba.

Këtë e thotë gazetari rus, Ivan Karlov, përcjell abcnews.

Babai i futbollistit kosovar deklaroi disa ditë më parë se djali i tij nuk do ta braktisë tani shpejt Rubinin, por transferimi mund të ndodhë në janar.

Besohet se Rubini do të kërkojë rreth 10 milionë euro për kartonin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, dhe ky do të ishte një përfitim i madh për klubin.

Kjo sepse Rubini e mori Dakun vetëm për 1.2 milion euro nga Osijeku i Kroacisë.

Sulmuesi kuqezi është futbollisti më i mirë i ekipit të trajnerit Rahimov, duke pasur 5 gola dhe 3 asistime në 7 ndeshje të Premier Ligës së Rusisë, ndonëse për momentin është i dëmtuar.

 

 

TË FUNDIT