Zidane trajneri i Francës, te skuadra e madhe evropiane  
Z

Zidane trajneri i Francës, te skuadra e madhe evropiane  

Mediat franceze raportojnë se Zinedine Zidane mund të ulet në bankinën e Kombëtares së Francës. Pas largimit nga Reali, synimi i tij kryesor ka qenë të udhëheqë nënkampionët aktualë të botës me Mbappe në krye. Didier Deschamps nga ana tjetër ka fituar mbështetjen e shumë francezëve duke fituar një Kampionat Botëror dhe arritur në një finale tjetër.

Humbja në Katar ishte shumë e hidhur, por është një ngjarje vërtet historike. Është pikërisht për këtë arsye që ata shpresojnë se ai do të arrijë në Botërorin e ardhshëm në vitin 2026. Por diçka tjetër duket se po gatuhet prapa kuintave.

Me shumë gjasa, Deschamps shpejt do t’i japë lamtumirën “Gjelave” për t’i lënë vendin Zizusë. Dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Spanjë, në krye të Realit të Madridit.

Nga Franca, trajneri francez, Pasquale Drupaz ka deklaruar se dy janë destinacionet e ardhshme të Didier Deshampsit, Real Madrid ose Bayern Munich.

TË FUNDIT