Elita e futbollit kosovar rikthehet këtë vikend pas një pushimi dy javor për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.
Të shtunën dhe të dielën zhvillohen pesë ndeshje, të cilat pritet të jenë tejet interesante.
Padyshim vëmendja do të jetë të sfida në Suharekë ku përballen Ballkani e Prishtina. Të dyja skuadrat po kalojnë formë të mirë dhe me të drejtë pritet një betejë tejet e zjarrtë.
Joshëse është edhe ndeshja mes Llapit e Ditës që luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, dy skuadra këto që kanë hapur nga fillimi kandidaturën për titullin e kampionit.
Sigurisht edhe tri ndeshjet tjera priten me interes nga dashamirët e tyre.



