Legjenda e Real Madridit, Zinedine Zidane më në fund ka zbuluar bashkëlojtarin më të mirë që ka pasur ndonjëherë gjatë karrierës së tij të shkëlqyer si lojtar dhe ai nuk është askush tjetër veç Luiz Nazario de Lima Ronaldo.
“Gjithmonë kam menduar se Ronaldo ishte më i miri sepse kam luajtur dhe stërvitur me të. Ai është ndoshta më i miri me të cilin kam luajtur ndonjëherë. Ai bënte gjithçka që donte me topin dhe nuk kishte asnjë dobësi”, ka thënë Zidane për Goal.
“Kur vendosi të shprehej me topin, bëri gjithçka që donte. Nga pikëpamja teknike, asnjë lojtar nuk më ka bërë më shumë përshtypje se Ronaldo”.
“Nuk kishte asnjë sistem apo taktikë që mund ta ndalonte atë. Kështu ndodhi me disa lojtarë, dhe ai ishte njëri prej tyre , ishte i shpejtë dhe i zoti”.

“Kur Ronaldo kishte topin, ai vraponte me një shpejtësi prej 2000 miljesh në orë. Në shumicën e rasteve, ju jeni të shpejtë pa top. Ai ishte i shpejtë me topin”, deklaroi Zidane.
Zidane luajti me Ronaldon për katër vjet midis 2002 dhe 2006 te Real Madridi.
Dyshja ikonike ishte pothuajse e pandalshme në La Liga duke fituar kampionatin në vitin 2003.



