Mitaj nis stërvitjet me yjet e futbollit botëror
M

Mitaj nis stërvitjet me yjet e futbollit botëror

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj, ka nisur stërvitjet me ekipin e tij të ri, Al-Ittihad. Mitaj u transferua në Arabinë Saudite nga skuadra ruse, Lokomotiva e Moskës në formë huazimi, por klubi arab ka të drejtë për ta blerë kartonin e plotë për 3.5 milionë euro.

Mbrëmë, Mitaj u stërvit së bashku me disa lojtarë të tjerë që ishin të ftuar në kombëtaret e tyre. Nuk dihet nëse 21-vjeçari do të jetë i gatshëm për të debutuar gjatë këtij vikendi me klubin e famshëm arab, aty ku tashmë luajnë shumë yje të futbollit, duke përfshirë: Karim Benzeman, N’Golo Kanten dhe Fabinhon.

TË FUNDIT