Futbollistja e njohur krahason pagën e saj dhe pagën e të dashurit futbollist
F

Futbollistja e njohur krahason pagën e saj dhe pagën e të dashurit futbollist

Futbollistja e njohur, Alisha Lehmann, ka bërë një krahasim mes pagës së saj dhe pagës së të dashurit të saj, Douglas Luiz.

Që të dytë tashmë luajnë te skuadra e Juventusit në Itali, duke kaluar nga Aston Villa për në Itali.

“Edhe sa kohë deri te pagat e barabarta? Të gjithë do ta dëshironin këtë. Unë i them Douglasit që kjo nuk është e drejtë. Ne bëjmë punën e njëjtë, por ai fiton 100 mijë herë më shumë se unë. Është diçka që më prek mua, unë jam një grua”, ka thënë Lehmann.

“Ata janë futbollistë, nuk janë influencues. Unë nuk jam yll, jam njeri normal. Bëj një jetë normale, pas çdo ndeshjeje apo stërvitjeje shkoj në shtëpi, gatuaj dhe bëj gjëra normale”, u shpreh Lehmann në një intervistë për La Repubblica.

TË FUNDIT