Ndryshon situata, Salah mund të transferohet te gjiganti italian
N

Ndryshon situata, Salah mund të transferohet te gjiganti italian

Vetëm pak ditë më parë u tha se Mohamed Salah nuk dëshiron të largohet nga Liverpool, por një raportim në mediat spanjolle ka bërë me dije se Juventusi po monitoron sulmuesin egjiptian, i cili mund të bëhet lojtar i lirë verën e ardhshme.

32-vjeçari konsiderohet si njëri prej yjeve më të mëdhenj në botën e futbollit, ndërsa kujtojmë se fillimisht kishte nisur shkëlqimin në Evropë tek Baseli.

Sidoqoftë, kontrata e Salahut me ‘Të Kuqtë’ do të skadojë në fund të sezonit dhe dy palët nuk kanë arritur të gjejnë ende një kompromis në bisedimet për rinovim, duke e lënë të ardhmen e lojtarit në ajër.

Si do që të jetë, reprezentuesi egjiptian nuk do të vuajë nga mungesa e ofertave në rast se largohet përfundimisht nga Liverpooli.

Sipas El Nacional (via JuventusNews24), një numër ekipesh do të interesoheshin për sulmuesin, duke përfshirë edhe Paris Saint-Germain dhe Juventus.

Siç shpjegojnë burimet, ‘Bianconerët’ duan të shtojnë eksperiencë në radhët e tyre pasi transferuan disa lojtarë të rinj në moshë gjatë kësaj vere.

Drejtori sportiv Cristiano Giuntoli e konsideron Salah si profilin e duhur për të udhëhequr një ekip të Juventusit të ri në moshë dhe të luajë në nivelet më të larta edhe për disa vite.

TË FUNDIT