Tre garuesit tanë, Liridon Kalenderi, Valdet Kaçandolli e Valdet Jaha, do të jenë pjesëmarrës të garës shumë prestigjioze “Ditët e Buzetit 2024”, e cila mbahet këtë fundjavë në Buzet të Kroacisë.
Bëhet fjalë për njërën nga garat me pjesëmarrjen më masive, e rrjedhimisht edhe me konkurrencën më të fortë.
Gjithsesi pritet që garuesit tanë të kenë paraqitje të mira.
Liridon Kalenderi, tashmë i dëshmuar edhe në shtigjet më të vështira, sigurisht që synon podiumin e pse jo edhe të përsërisë suksesin që e pati më 2 qershor, kur në Shternberk të Çekisë doli fitues i garës.

Valdet Kaçandolli, është në prag të përfundimit të aventurës jetësore, duke qenë pjesëmarrës në të gjitha garat e Kampionatit të sivjetmë Evropian, prandaj Buzeti është edhe një “hallkë në zingjirin” e kësaj aventure fantastike, por njëkohësisht edhe sfiduese.
Valon Jaha po ashtu është optimist për paraqitje të mirë, pavarësisht që konkurrenca është shumë e madhe.
Pjesëmarrës në Buzet do të jetë edhe garuesi nga Shqipëria, Gentjan Shaqiri, i cili sivjet ka pasur rezultate shumë të mira në garat e FIA CEZ.



