Sot, ndeshja e fundit e xhiros së pestë
S

Sot, ndeshja e fundit e xhiros së pestë

Me ndeshjen që zhvillohet sot, mbyllet xhiroja e pestë e Superligës së futbollit.

Të shtunën dhe të dielën u zhvilluan katër ndeshje, ndërsa sot, duke filluar nga ora 15:00 do të përballen Gjilani me Feronikelin 74.

Në fakt, bëhet fjalë për një duel mes skuadrash që e mbyllin tabelën dhe që nuk e kanë shijuar ende fitoren.

Gjilanasit i kanë dy barazime e dy humbje, duke u renditur në vendin e parafundit me dy pikë.

Ndërsa, skuadra nga Drenasi e nisi sezonin e ri në mënyrë katastrofike me katër humbje nga po aq ndeshje.

Sot, të dyja ekipet do të mundohen t’ia bëjnë sefte, me gjilanasit që shihen si favoritë për të fituar ndaj kundërshtarit, i cili duket se sivjet është i pafuqishëm dhe kështu rrezikon të bie nga liga nëse vazhdon me formë të tillë të zbehtë.

Në fundjavë, Ballkani e mposhti Prishtinën në derbi, njëjtë si Llapi që fitoi kundër Dritës në frymën e fundit, në ndeshjen tjetër derbi të kësaj xhiroje.

Malisheva e vazhdoi formën solide duke fituar në udhëtim kundër Dukagjinit, ndërsa mrekullia Suhareka fitoi në udhëtim ndaj Ferizajt për të kryesuar në tabelë me pikë të njëjta me Ballkanin e Malishevën.

TË FUNDIT