Medon Berisha, titullari “befasues” te Lecce
M

Medon Berisha, titullari “befasues” te Lecce

Mesfushori shqiptar i Lecces, Medon Berisha, ka folurpas ndeshjes së mbyllur në barazim ndaj Torinos.

“Është një pikë e mirë, por brenda vetes kemi bindjen se mund të kishim fituar”, – thotë Berisha, i cili luajti ndeshjen e parë si startues në këtë kampionat.

“Në qendër të mesfushës mund të shprehem më mirë, shkoj mirë me shokët e skuadrës dhe e lexojmë mirë lojën”.

Një titullar disi befasues: “Në stërvitje, gjithmonë përpiqem të jap më të mirën time, besoj po shpërblehem për këtë. Kur jep më të mirën, kënaqësia vjen natyrshëm”.

Ai nuk e dinte se do të luante titullar: “Unë jam  gjithmonë gati, është e rëndësishme të jem në dispozicion të trajnerit. Kisha luajtur pak para kësaj ndeshjeje, por nuk ishte problem. Jemi një ekip cilësor, ka konkurrencë të madhe. Tani duhet të sigurojmë vazhdimësi”.

TË FUNDIT