Arsenali arriti një fitore të madhe në derbin e Londrës së Veriut përballë Tottenhamit në udhëtim me rezultatin 1-0.
Në këtë takim, u pa dhe një emër i ri në bankinën e “Topçinjve”, i cili ishte grumbulluar nga Mikel Arteta.
Bëhet fjalë për 18-vjeçarin shqiptar, Maldini Kacurri. Qendërmbrojtësi kuqezi ka qenë prej kohësh pjesë e akademisë së Arsenalit, duke kapërcyer te ekipet zinxhirë.
Por, një hap i madh u hodh të dielën e 15 shtatorit, kur Kacurri u grumbullua në një nga sfidat më të “nxehta” në Angli.

Edhe pse nuk u aktivizua asnjë minutë, 18-vjeçari reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se ishte mirënjohës për mundësinë e dhënë.
Kacurri gjithashtu është aktivizuar dhe në 5 takime me Kombëtaren shqiptare U-19 dhe dy ndeshje me Kombëtaren U-17.



