Cristiano Ronaldo cilësohet njëri nga lojtarët më të mirë të gjitha kohërave.
Futbollisti portugez mban rekordin në futboll me golat e shënuar gjatë gjithë karrierës së tij plot 901.
Përveç golave ai ka fituar edhe trofe të ndryshëm si me klubet kua ka luajtur, ashtu edhe me kombëtaren.
CR7 udhëhoqi Kombëtaren e Portugalisë në vitin 2016 për triumfin historik të Portugalisë në Kampionatin Evropian, ndërsa në vitin 2019 ishte fitues i Ligës së Kombeve.
Të gjitha këto suksese me shtetin e tij, ka bërë që Ronaldo të nderohet në një mënyrë të veçantë.
Raportohet se Portugalia ka vendosur të hedhë në treg monedhën shtatë euroshe (për nder të numrit 7) për nder të tij.

Kujtojmë se deri më tani ai ka realizuar 130 gola me kombëtaren e tij dhe e ka synim Kupën e Botës e cila mbahet pas dy vitesh.
Kupa e Botës është i vetmi trofe i cili i mungon Ronaldos në sirtarin e tij.



