Berat Gjimshti i treti në Evropë me këtë statistikë interesante
B

Berat Gjimshti i treti në Evropë me këtë statistikë interesante

Berat Gjimshiti  nga viti në vit e ka rritur së tepërmi nivelin e tij.

Nga periudha kur haste vështirësi në gjetjen e hapësirave te Atalanta te të kthyerit në lojtar kyç të bergamaskëve, rritja e kapitenit të Kombëtares kuqezi është e mahnitshme.

Mbrojtësi shqiptar e ka dërguar veten tij në tjetër nivel dhe këtë e vërtetojnë edhe statistikat.

Berat Gjimshiti është lojtari i tretë në Evropë me më shumë ndeshje gjatë dy sezoneve të fundit. Lojtari shqiptar numëron 130 paraqitje me klubin dhe Kombëtaren e tij.

Më shumë ndeshje se ai kanë vetëm Julian Alvarez (131) dhe Bruno Fernandez (132).

TË FUNDIT