E shtuna e fundit me auto e-sllallom e karting sllallom
E

E shtuna e fundit me auto e-sllallom e karting sllallom

Kampionati i sivjetmë i automobilizmit në Kosovë ka hyrë në fazën përfundimtare.

E shtuna e kësaj jave shënon fundin e tij në disiplinat auto sllallom me vetura elektrike dhe karting sllallom.

Ashtu sikur edhe tri garat e para, edhe kjo e së shtunës do të mbahet në parkingun jugor të qendrës tregtare “Prishtina Mall”.

Në të dyja disiplinat pritet rivalitet i madh, kjo edhe duke u bazuar në tri garat e mbajtura deri më tani.

Regjistrimi në garë bëhet nga ora 10:00-11:30, ndërsa pas proicedurave të zakonshme, gara zyrtarisht pritet të fillojë në orën 14:00.

TË FUNDIT