Lorza Xërxa e Rion Tytynxhiu më të mirët në karting
L

Lorza Xërxa e Rion Tytynxhiu më të mirët në karting

Është mbajtur gara e katërt (e fundit) në karting sllallom, në të cilën më të mirët ishin Lorza Xërxa te femrat dhe Rion Tytynxhiu te meshkujt.

Lorza e Prizreni D&G ishte shumë e përqendruar në vozitjet e saj dhe meritë doli e para në Klasën 1 dhe në plasmanin e përgjithshëm, me kohë 01:42.893.

Në pozitën e dytë u rendit Alea Rada e të njëjtit klub, ndërsa në podium u gjend edhe Rubina Krasniqi e Eurogoma RT.

Në konkurrencën e meshkujve, ashtu siç pritej fitues doli Rion Tytynxhiu i Prizreni D&G, i cili garën e përfundoi pa asnjë penallti dhe me kohën 01:26.142 minuta.

Në pozitën e dytë u rendit Engjull Rama i Eurogoma RT, ndërsa podiumi u plotësua me Loris Rexhepin e AK Ferizajt.

Rezultatet:
Klasa 1
1.Lorza Xërxa (AK Prizreni D&G)

Klasa 2
1.Alea Rada (AK Prizreni D&G)
2.Rubina Krasniqi (Eurogoma RT)
3.Nida Pacolli (Prishtina RT)
4.Zana Pirku (AK Prizreni D&G)

Plasmani gjeneral:
1.Lorza Xërxa (AK Prizreni D&G)
2.Alea Rada (AK Prizreni D&G)
3.Rubina Krasniqi (Eurogoma RT)
4.Nida Pacolli (Prishtina RT)
5.Zana Pirku (AK Prizreni D&G)

Plasmani ekipor:
1.Prizreni D&G 40 pikë
2.Eurogoma RT 15
3.Prishtina RT 12

Meshkujt:
Klasa 1
1.Blin Shala (Prizreni D&G)
2.Anik Haziri (Eurogoma RT)
3.Anuar Zariqi (Eurogoma RT)

Klasa 2
1.Rion Tytynxhiu (Prizreni D&G)

Klasa 3
1.Loris Rexhepi (AK Ferizaj)

Klasa 4
1.Engjull Rama (Eurogoma RT)

Plasmani gjeneral:
1.Rion Tytynxhiu (Prizreni D&G)
2.Engjull Rama (Eurogoma RT)
3.Loris Rexhepi (AK Ferizaj)
4.Blin Shala (Prizreni D&G)
5.Anik Haziri (Eurogoma RT)
6.Anuar Zariqi (Eurogoma RT)

Plasmani ekipor:
1.Eurogoma RT 37 pikë
2.Prizreni D&G 30
3.AK Ferizaj 10

TË FUNDIT