LeBron James dhe djali i tij Bronny janë paraqitur për Los Angeles Lakers në ndeshjen parasezonale ndaj Phoenix Suns.
Bronny, në ditëlindjen e tij të 20-të, hyri në lojë në çerekun e dytë në humbjen 118:114 nga Suns.
Asnjëherë më parë baba e djalë nuk kanë luajtur në NBA së bashku, duke përfshirë ndeshjet përgatitore.
“Uau, kjo ishte joreale”, ka shkruar LeBron në “X”.
Ai e përfundoi ndeshjen me 19 pikë, katër asistime e pesë kërcime. Bronny nuk shënoi pikë gjatë 13 minutave të kaluar në parket. I kishte dy kërcime e katër topa të humbur.
Bronny iu bashkua Lakersave si zgjedhje e raundit të dytë në draft në qershor.
39-vjeçari LeBron James është koshashënuesi më i mirë në histori të NBA-së dhe fitues i katër titujve.
Veterani po e nis edicionin e 22-të në NBA.
Ai firmosi kontratë të re dyvjeçare me Lakersat pasi Bronny u bë pjesë e skuadrës. Edicioni 2024/2025 i NBA-së nis më 22 tetor.



