Pensionohet Iniesta, Messi me mesazh emocional
P

Pensionohet Iniesta, Messi me mesazh emocional

Andres Iniesta i tha lamtumirë futbollit të luajtur këtë të martë. Pas 22 sezonesh, lojtari nga Fuentealbilla ‘i var këpucët në gozhdë’ pas një karriere që do të mbahet mend për shumë momente dhe tituj të panumërt, por mbi të gjitha si njeriu që shënoi golin në finalen që i dha Spanjës të vetmin Botëror.

Ka pasur shumë mesazhe për ‘Don Andres’ nga emra të mëdhenj të futbollit. Sigurisht që nuk mund të mungonte mesazhi i Lionel Messit, i cili luajti krah Iniestës te Barcelona nga viti 2004 deri në vitin 2018.

“Një nga shokët e skuadrës me më shumë magji dhe që doja të luajë më shumë krah tij. Andres Iniesta, do t’i mungosh shumë topit, neve gjithashtu!”, shkroi futbollisti i Inter Miamit në një mesazh të shoqëruar nga një foto ku shfaqet i përqafuar me Iniestën, duke festuar një gol me Barcelonën. “Të uroj më të mirat, je fenomen”, ka përfunduar Messi.

Argjentinasi dhe spanjolli luajtën së bashku te Barcelona nga viti 2004 deri në vitin 2018, duke fituar 32 trofe, përfshirë katër nga pesë Champions Ligat që ka skuadra e Barçës. Për më tepër, ata të dy ndanë podiumin e Topit të Artë të vitit 2010, ku ishte i pranishëm edhe Xavi.

Image

Kur Andres Iniesta u largua nga Barcelona, ai nënshkroi për Vissel Kobe, ekip nga Japonia, ku qëndroi deri në korrik 2023. Skuadra e tij e fundit aktive ishte Emirates, nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

TË FUNDIT