Genc Macula do ta përfaqësojë Kosovën në FIA Motor Sport Games “Valencia 2024”.
Genci do të garojë në disiplinën auto sllallom me vetura elektrike, ndërsa është shprehur i kënaqur që i është dhënë ky rast.
“Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për FASK që më ka mbështetur në çdo hap të rrugëtimit tim në garat e Auto Sllallom! Falë përkrahjes tuaj, pata mundësinë të përfaqësoj Kosovën në garën prestigjioze në Valencia, ku do te jap maksimumin tim. Ky sukses është i yni dhe dëshmojmë se së bashku mund të arrijmë gjithçka”, ka thënë Genci për faqen zyrtare të FASK-ut.
Ai ka dashur të falënderojë njeriun që i është gjendur afër që nga fillimi i rrugëtimit të tij në këtë sport.

“Dua të falënderoj njeriun dhe udhëzuesin që më ka ndihmuar në këtë drejtim, Blerand Hasanaj. Faleminderit FASK për besimin dhe mbështetjen e palodhshme”, është shprehur Macula.
FIA Motor Sport Games “Valencia 2024” mbahen nga 23-27 tetor.



