Mervan Bejtullahu ndan drejtësinë në ndeshjen për kualifikime në Evropian
M

Mervan Bejtullahu ndan drejtësinë në ndeshjen për kualifikime në Evropian

Gjyqtarët kosovarë vazhdojnë të marrin besim nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA.

UEFA ka deleguar Mervan Bejtullahun si gjyqtar kryesor në drejtësinë në ndeshjen Hungaria – Malta, e vlefshme për  kualifikimet në Evropianin U21.

Në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin “Hidegkuti Nándor Stadion” në Budapest, gjyqtarin Bejtullahun do ta asistojnë Fatmir Sekiraqa dhe Arbnor Bullatovci, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Mentor Ajeti.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten më 10 tetor me fillim në orën 20:00

TË FUNDIT