Performanca shumë e mirë e futbollistit të Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrovës, nuk ka mbetur pa u vënë re nga shumë klube të mëdha.
Mediat italiane bëjnë me dije se së fundmi është Atalanta e Gian Piero Gasperinit, ajo e cila ka shfaqur interesin për të mësuar më shumë për mundësinë e blerjes së kartonit nga ekipi francez i Lille.

Zhegrova kushton rreth 25 milionë euro dhe sipas mediave në Itali, klubi bergamask mund të vendosë të plotësojë dëshirën e Gasperinit, për ta sjellë atë në Bergamo tek zikaltrit, me klubin që kërkon të investojë tek futbollistët e rinj e të talentuar duke patur kështu plane afatgjata për ndërtimin e një ekipi sa më ambicioz për të ardhmen.



