Rrahmani optimist për gjashtë pikë në dy ndeshjet e kësaj jave
R

Rrahmani optimist për gjashtë pikë në dy ndeshjet e kësaj jave

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albion Rrahmani ka thënë se “Dardanët” e kanë studiuar mirë kundërshtarin e ditës së shtunë, Lituaninë dhe se do të mundohen të shfrytëzojnë pikat e dobëta dhe të dalin me tri pikë nga kjo ndeshje.

“Lewa” i Kosovës pret pikë maksimale edhe ndaj Qipros në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Jemi mirë të përgatitur dhe atmosfera është shumë e mirë për këtë ndeshje. Shpresojmë në rezultat pozitiv. Të nisim mbarë në ndeshjen e më parë e me pas të marrim pikë edhe në ndeshjen kthyese në ‘Fadil Vokrri’. E kemi analizuar mirë Lituaninë dhe jemi duke punuar në të gjitha pikat ku mund ta dënojmë kundërshtarin”, ka thënë Rrahmani.

TË FUNDIT