Kosova e mban sot stërvitjen e fundit para ndeshjes me Qipron. Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme me Qipron.
Dardanët ushtruan dje për herë të parë pas duelit me Lituaninë, ndërsa sot do ta kompletojnë përgatitjen për duelin që do ta zhvillojnë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova vjen e motivuar pas fitores ndaj Lituanisë në udhëtim me rezultat 2:1 dhe pas fitores paraprake 4:0 ndaj Qipros në muajin e kaluar.
Andaj, të përzgjedhurit e trajnerit Franco Foda e synojnë fitoren e radhës nesër mbrëma.
Ndërsa, qipriotët e kanë regjistruar një fitore dhe i kanë pësuar dy humbje.
Ndeshja mes Kosovës dhe Qipros do të luhet nesër mbrëma dhe do të nisë në orën 20:45



