Iniesta i inpresionuar nga ky futbollist
I

Iniesta i inpresionuar nga ky futbollist

Lamine Yamal është futbollisti i momentit në botë, pasi sapo ka mbushur 17 vite dhe po bën paraqitje të jashtëzakonshme me fanellën e Barcelonës.

Ylli i katalunasve ka fituar edhe Kampionatin Evropian si protagonist me Spanjën dhe ka marrë lëvdata të shumta nga gjithë bota.

Së fundi, Andres Iniesta ka folur shumë për talentin e Barcelonës, duke vlerësuar performancat e tij të jashtëzakonshme në moshën 17-vjeçare.

“Ajo që po bën Lamine Yamal nuk është normale”, tha Iniesta, i impresionuar nga ndikimi i të riut në ekip.

Iniesta theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për zhvillimin e Yamal.

“Sfida është që gjithçka rreth Lamines duhet ta mbështesë atë në mënyrë që rritja e tij të vazhdojë çdo vit”, deklaroi Iniesta.

Pavarësisht suksesit të hershëm të Yamal, Iniesta beson se fokusi i tij duhet të mbetet në shijimin e lojës.

“Ai e ka gjithë karrierën përpara dhe ajo që duhet të bëjë është të vazhdojë ta shijojë me të njëjtin gëzim dhe liri sikur të ishte duke luajtur në oborrin e shkollës”, tha legjenda spanjolle.

TË FUNDIT