Zbulohet data e revanshit Dubois – Joshua
Z

Zbulohet data e revanshit Dubois – Joshua

Daniel Dubois dhe Anthony Joshua do të kenë një revansh dhe data e këtij meçi është zbuluar.

Shefi i boksit në Arabi Saudite, Turki Alalshikh, ka thënë se rimeçi për titullin IBF të kategorisë së rëndë pritet të mbahet më 22 shkurt.

Sikurse përballja e parë edhe rimeçi do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite.

Në duelin e parë mes tyre, Dubois e shtangu Joshuan, duke e rrëzuar plot katër herë, për ta nokautuar pastaj në raundin e pestë.

Pas meçit Joshua kishte shprehur dëshirën për rimeç dhe duket se do ta ketë.

Dubois ka 22 fitore e dy humbje në boksin profesionist, ndërsa Joshua ka bilanc prej 28 fitoreve e 4 humbjeve.

TË FUNDIT