Kosova e ka shënuar fitoren e dytë branda javës, ndërsa e treta radhazi në kuadër të Ligës së Kombeve. Dardanët së fundi mposhtën Qipron me rezultat 3-0, pas fitores ndaj Lituanisë (2-1).
Amir Rrahmani shënoi në minutën e 30-të, duke thyer mbrojtjen kundërshtare me një super kalim në stilin e sulmuesit.
Pjesa e parë përfundoi me këtë gol, përkundër se kishim raste të dyfishonin epërsinë.
Mirëpo, këtë gjë e bëri Ermal Krasniqi, kur realizoi një gol të bukur në minutë e 52-të për 2-0.
Dardanët nuk ndaleshin së kërkuari golin e tretë dhe ai erdhi në minutën e 71-të.
Emir Sahiti që ishte inkuadruar vetëm katër minuta më parë, realizoi për 3-0, për ta vulosur fitoren e Kosovës.
Kosova gjendet në vendin e dytë me nëntë pikë, tri më pak se Rumania që na pret në muajin nëntor, ndërsa Qipro ka tri dhe Lituania pa pikë.



