Akordi mes palëve është arritur dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.
Thomas Tuchel mund të quhet trajneri i ri i Kombëtares së Anglisë, me strategun gjerman që pranoi të drejtojë nënkampionët e Evropës dhe do të prezantohet këtë javë si kreu i ri i pankinës së “Tre luanëve”.
Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të Sky Sport, Florian Plattenberg, paga e Tuchel në aventurën e tij të re pritet të jetë midis 4.5 deri në 5 milionë funte në vit.

Ndërkaq, kujtojmë se tekniku Thomas Tuchel është një trajner me goxha eksperiencë ku ka udhëhequr drejt trofeve skuadra të mëdha si Borussia Dortmund, PSG, Chelsea e së fundmi “bavarezët” e Bayern Munich.



